Ana e errët

Jo vetëm afganët, por edhe bangladeshasit. Dyshimet e policisë- Shqipëria po kthehet paradhomë e tyre për t’u arratisur

Policia bën me dije se ka nën kqyrje disa agjensi dhe biznese që po negociojnë për punësimin në Shqipëri të të huajve nga Bangladeshi, përmes të cilave ka dyshime se vendi ynë po përdoret si një paradhomë qëndrimi i përkohshëm për të depërtuar më pas në Bashkimin Europian. Sipas burimeve zyrtare të gazetës Si vërshimi i qytetarëve nga Bangladeshi u vërejt si një opsion i mirë për mbështetjen e biznesit bazuar në vendimin e këshillit të ministrave që e lehtësoi ndjeshëm procedurën. Por ndërkohë polcia kufitare që bazuar në kërkesat e bizneseve që dorëojnë listën e emigrantëve bangladeshas bën me dije në rrugë jozyrtare për gazetën Si se ka nisur aplikimin e gjobave për bizneset ku zblohet se të puënsuarit e tyre janë arratisur. “Deri më tani kemi aplikuar 98 gjobitje me nga 1 milionë lekë të vjetra për cdo rast ndaj bizneseve që kanë dalë garant për emigrantët bangladeshas, por ndërkohë ata janë larguar”. Policia e shtetit nuk dha asnjë shifër të përafërt se sa është numri i punëtorëve bangladeshas që u aktivizuan që nga deklarata e kryeministrit Rama që i quajti shqiptarët dembelë në disa nga sferat e biznesit. “Janë të dhëna që ndryshojnë dhe për këtë arsye nuk mund tua vendosim në dispozicion shifrat, - deklaroi një nga burimet zyrtare të Policisë së Shtetit me seli në kryeqytet”. Por nga ajo që detajohet për gazetën Si bazuar të dhënave me listat e bizneseve që dorëzuan për leje qëndrimi apo vizë pune emrat e emigrantëve bangladeshas, policia deklaron se vecanërisht kanë aplikuar bizneset në fushën e ndërtimit, në fushën e fabrikave dhe në turizëm krysisht si trend punësimi i kuzhinierëve dhe kamarierëve. “Kjo e fundit konstatohet si trend – vërejti oficeri i policisë për gazetën Si sipas të cilit bizneset dorëzojnë edhe certifikatën e të kandidatit për ta punësuar, i cili më pas fiton dokumentacionin e përkohshëm.
Por…
Por rastet e shumë prej tyre që lanë punën dhe u arratisën drejt Europës sapo janë vërejtur. Këtë e konfirmojnë gjobat e shumta të aplikuara nga policia e emigracionit dhe kufirit që deklaron për Gazetën Si se ka vendosur 98 gjoba, për shkeljen e largimit të emigrantit. Në vlerësimin e Eurostat pë vitin 2020, Shqipëria kryeson mes vendeve që shtetasve të saj ju është refuzuar me tepër hyrja në BE. Vetëm për 2020, 13.300 shtetas shqiptarë u refuzuan vetëm brenda një viti të hyjnë në BE, kurse shifra tjetër alarmante prej 23.200 shtetasish shqiptarë janë urdhëruar nga njëri prej vendeve të Be që të largohen prej andej. Por në vazhdimësi shifrat zyrtare të ndërkombëtarëve tregojnë se qytetarët shqiptarë vijojnë të ndërmarrin inisiativa për tu larguar nga Shqipëria duke sjellë në këtë mënyrë krizën e mungesës së krahut të punës. Nga viti 2014 deri në 2019 sipas Eurostat kërkuan azil ekonomik 85 banorë për 10 mijë banorë, e konsideruar një shifër e lartë dhe që e vendosi Shqipërinë në vendin e parë, për t’u pasuar më tej nga Siria në vendin e dytë me 43 banorë për 10 mijë banorë dhe në vend të tretë Kosova me 23 banorë për 10 mijë banorë.
Nga ana tjetër njëherazi me debatet për ligjin për të huaj të cilin presidenti e ktheu pas në 24 qershor 2021 me konstatimin se shpopullimi është drama më e madhe që i ndodh një vendi e njëherazi ai njëherazi shtroi pyetjen “nëse Shqipëria nuk ofron mundësi punësimi dhe stabilitet për shtetasit e saj, si mundet të ofrojë mundësi për të huajt në një masë të gjerë?”. Me hapjen e dyerve për emigrantët e huaj, ku zotërojnë tregun bangladeshasit dhe egjiptianët sipas burimeve po vërehet në të njëjtën kohë edhe përpjekjet e tyre për ta lënë Shqipërinë në rrugë klandestine për të hyrë drejt Europës. Në një nga dosjet që ju vendos exclusivisht në dispozicion gazetës Si, zbulohet se si një i ri nga Tirana u arrestua mbasi po transportonte fshehtas 6 qytetarë bangladeshas.
Ata thanë se janë turistë…
Policia i tregoi gazetës Si se si bangladeshasit Jubael Ahmed 24 vjec, Mohamed Aziz, 32 vjec, Muhamed Uddon 28 vjec, Amud Ahmed 28 vjec , Jabed Ahmed 28 vjec dhe Muhamed Miah 24 vjec u kapën rastësisht duke udhëtuar me një mjet privat. Për këtë cështje nën arrest u vendos i riu me inicialet T.D shtoi i njëjti burim i gazetës Si që këmbëngul se puna me ë mirë që po hapet për të rinjtë shqiptarë gjatë javëvë të fundit është ajo e transportuesit të migrantëve të paligjshëm në radhë të parë dhe atyre me letra së dyti. “I riu u vërejt në rrugën George Bush në Tiranë konstaton në procesverbal oficeri i policisë numër 1, ndërkohë që në prani të një përkthyesi ai disponon edhe mbi dëshmitë e bangladeshasve dhe të të dyshuarit, i cili mbrohet se i mori si pasagjerë mbasi i erdhi keq”.
Jemi rezidentë në Dubai dhe kemi ardhur në Shqipëri me dokumenta të rregullta si turistë, kemi hyrë përmes Rinasit dhe kemi ende të vlefshme biletat e kthimit. Isha në afërsi të parlamentit dhe aty I kërkova ndihmë një shtetasi të panjohur për të shkuar në ATM për të tërhequr para- dëshmon Ahmed. Sipas tij menjeherë mbasi hipën në makinë ata u ndaluan nga policia
I akuzuari.. po pija cigare
Edhe I arrestuari T.D, i cili dyshohet se udhëtoi enkas nga Durrësi për të marrë pasagjerët që dyshohet se do udhëtonin drejt Italisë në mënyrë klandestine ka një alibi tjetër. “Isha duke pirë cigare pretendon i riu në polici, kur një burrë I panjohur më tregoi se disa të rinj kërkonin dicka në anglisht. Meqë kisha prapë rrugën për në Durrës dhe ata më kërkuan ti lija pranë Muzeut i mora”, dëshmon i riu.
Por policia i thotë gazetës Si se nga kqyrja e telefonit konfirmohet se në Whats App i riu ka biseda në arabisht dhe në anglisht me persona të panjohur. “Kqyrja paraprake vërteton se komunikimet janë me persona me emrat Dubai, Dimid Viza, Bangldesh Huma, Jamad Bangladesh. Policia mbyll prononcimin për gazetën Si duke shpjeguar se shtetasit nga Banladeshi hynë në Shqipëri në muajin gusht ndërsa rezulton se ata janë pajisur me leje qëndrimi për të punuar, ndonëse puna e tyre ka zgjatur vetëm pak ditë, mbasi ata siguruan një biletë për t’u arratisur drejt Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë