Ka ndodhur

I dënuar me 10 vite burg në Itali për tentativë vrasje dhe vjedhje, arrestohet 29-vjeçari

Gazeta Si- Një 29-vjeçar me tre mbiemra është arrestuar në Tiranë, pasi ndaj tij kishte urdhër-arresti ndërkombëtar për disa vepra penale.

Policia thotë se në pranga ka rënë Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani,29 vjeç, lindur në Mamurras.

Gjykata e Monzës në Itali, me vendimin e datës 19 tetor të vitit të kaluar, e ka dënuar 29-vjeçarin me 10 vjet, 2 muaj dhe 11 ditë burg për veprat penale tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura.

Ndërkohë, Interpol Tirana dhe Interpol Roma po vijojnë procedurat për të kryer ekstradimin e 29 vjeçarit drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë