Ka ndodhur

Aksident në Fier, 35-vjeçari përplas me makinë të moshuarin. I lënduari në gjendje kritike

Nga Gazeta 'Si'- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:40, në Fier, ku një 35-vjeçar ka përplasur me makinë një të moshuar.

Mësohet se 35-vjeçari me iniciale K. C., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin  me iniciale D. T., 71 vjeç.

Sipas policisë, 71-vjeçari ndodhet në spital në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë