Ka ndodhur

Zbulohet baza në Tiranë, mbanin peng 30 emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme

Dy shtetas të huaj nga LIndja e Mesme dhe një shqiptar janë arrestuar në Tiranë, pasi janë zbuluar se mbanin të mbyllur në një dhomë rreth 30 emigrantë të paligjshëm, duke i kërcënuar familjarët e tyre që t’u paguanin lekët e transportit për në kufirin tjetër.

Pengmarrësit kishin përshtatur një banesë në Laprakë, e cila funksiononte si një  hotel për 30 emigrantët e paligjshëm.

Të arrestuarit janë M. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, M. E., 26 vjeç, banues në Tarablos, Libi, dhe Z. D., 27 vjeç, banues në Casablanca, Marok, për veprat penale: "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë". Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 14 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë