Forum
Autor, GazetaSI
Në vitin 1990 Robert Frank mati bujarinë e studentëve të tij para se të fillonin të studionin Economiks-in dhe më pas. Sa më shumë mësonin ekonomiks-in aq më shumë shndërroheshin në egoistë duke humbur kështu ngadalë bujarinë e tyre. Konkluzioni i profesor Frank-ut ishte “Ne jemi çfarë na mësojnë“..
Njësoj si në eksperimentin e Profesor Frank-ut, por në një kontekst tjetër ne jemi mësuar t’i përqendrojmë gjithë përpjekjet tona në zbatimin e një modeli universal të zhvillimit , të cilin e kemi konsideruar të përshtatshëm për të gjitha vendet në të gjitha fazat, pavarësisht nga nivelet e tyre të të ardhurave dhe ndryshimet e tyre strukturore.
Cilat janë politikat, strategjitë do të siguronin në Shqipëri një ekonomi të qëndrueshme , dhe do të garantonin mirëqenien për të cilin aspirojnë shumica e shqiptarëve, por që çdo ditë e më shumë për ta duket si një ëndërr e çuditshme dhe jo një realitet i arritshëm.
Bashke me Gazetën” Si” vendosëm të çelim një forum të cilin jo pa qëllim e kemi quajtur “Shtegu i ngushtë i i zhvillimit”. Me anë të tij synojmë të hapim një dritare debati ekonomik pa militantizëm partiak, largpamës përtej mandateve qeverisëse, dhe pa dyshim gjithëpërfshirës.
Shpresoj që gjithë ekonomistët të gjejnë aty frymëzimin dhe motivimin e nevojshëm për të marrë pjesë në të.
“Kurthi” i të ardhurave të mesme për frymë
Nga Irena Beqiraj-Në fillim të viteve ’90, Shqipëria ishte kombi më i varfër në Europë. Nga viti 2000 deri në vitin 2008 ritmet e rritjes ishin të shpejta,(mesatarisht…Pse ndihma e huaj shpesh lind e vdekur në Shqipëri…
Lajmi i mirë që zuri çdo faqe ekonomike në mediat shqiptare, ishte angazhimi europian për të mobilizuar në Ballkanin Perëndimor rreth 20 miliardë euro në projekte infrastrukturore, ku…Investimet e huaja – mbështetje pasive e rritjes ekonomike
Nga Irena Beqiraj-Nëse do të pyesni një qytetar të thjeshtë a ndikojnë investimet e huaja direkte në rritjen ekonomike, përgjigjja do të jetë “aq shumë sa flitet për…Programi i të djathtës pasuron edhe më shumë më të pasurit shqiptarë
Nga Irena Beqiraj - Warren Buffet thotë “Ne jetojmë një luftë klasash, por është klasa ime, klasa e pasur, që po bën luftë dhe po e fiton atë”.…