Ka ndodhur

‘Astrolabio’, arrestohet edhe një person në Vlorë për rrjetin e emigrantëve

Ka shkuar në 19-të numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit ndërkombëtar anti-drogë të koduar “Astrolabio“, që goditi 4 grupe kriminale që transportonin emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme në Italinë e Jugut, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë.

I arrestuar është shtetasi me inicilaet K.L., i cili ishte i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni dhe u prangos në Vlorë.

Operacioni u zhvillua mes autoriteteve shqiptare, greke dhe italiane, të cilat arritën të dokumentuan veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të kryera nga 4 grupe kriminale.

Një shtetas, i cili nisej nga vendet e Lindjes së Mesme paguante rreth 500-1000 euro për të arritur në destinacion, me ndihmën e këtyre grupeve kriminale, ndërkohë sipas policisë vijon puna për kapjen e të tjerë personave të përfshirë në këtë skemë ilegale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë