Ka ndodhur

Tiranë, sillnin egjiptianë me ftesa fiktive dhe i dërgonin drejt vendeve të BE

Policia e Tiranës ka goditur një grup të cilët akuzohen se kryenin veprimtarinë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Sipas policisë është arrestuar 1 shtetas i huaj dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë.

Në pranga ka rënë shtetasi A. B., 49 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetaset F. B. (D)., 43 vjeçe, H. D., 67 vjeçe dhe A. H. (D)., banuese në Vaqarr, Tiranë.

Nga hetimet e kryera, këta shtetas, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, kryesisht në Egjipt, siguronin ftesa fiktive për persona të ndryshëm të huaj, kryesisht nga Egjipti, për të ardhur në Shqipëri, me justifikimin për qëllime turistike, të cilëve më pas iu siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë