Ka ndodhur

Agjencia e udhëtimeve sillte klandestinë nga Bangladeshi në Shqipëri, arrestohet në Rinas 36-vjeçarja

Një 36-vjeçare nga Emiratet e Bashkuara Arabe është arrestuar këtë të enjte në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohet se trafikonte shtetas të huaj në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve të BE përmes një agjencie udhëtimi.

Policia thotë se janë proceduar edhe 13 shtetas të huaj, të gjithë nga Bangladeshi . 36-vjeçarja me inicialet A.D, në bashkëpunim me persona të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nën siglën e një kompanie udhëtimesh, siguronin udhëtimin e shtetasve rezident në Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, të cilët më pas iu siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme drejt vendeve të BE-së.

Sipas policisë, u proceduan penalisht në gjendje të lirë: O.M., 30 vjeç, M.S., 24 vjeç, M.H., 24 vjeç, A.A., 26 vjeç, R.Sh., 21 vjeç,Sh.A., 38 vjeç, T.M., 32 vjeç, K.K., 37 vjeç, J.A., 31 vjeç, F.H., 33 vjeç, A.S., 23 vjeç, M.R., 24 vjeç dhe R.A., 24 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë