Ka ndodhur

Arrestohen dy prej protestuesve të opozitës para Bashkisë Tiranë

Nga Gazeta ‘Si’- Policia ka arrestuar paraditen e sotme (26 prill), dy protestues të Rithemelimit, L.N dhe A.M

Uniformat blu ishin në ndjekje të tyre, pasi në protestën e parë, hodhën bomba molotov drejt institucionit.

Ata janë vënë në pranga teksa kanë qenë duke shkuar në protestë.

Akuza ndaj tyre është ajo për mbajtje dhe përdorim të lëndëve piroteknike.

Edhe gjatë protestës së sotme, e katërta radhazi, protestuesit hodhën bomba molotov drejt bashkisë së Tiranës. Protesta u shpërnda pas rreth 2 orësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë