Ka ndodhur

Kapshticë, 64-vjeçari i dënuar me 15 vite burg për mashtrim kapet në kufi

Gazeta Si - Një 64-vjeçar, Pëllumb Braçe, banues në Durrës, i cili ishte në kërkim nga policia është arrestuar në hyrje në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Gjykata e Durrësit e ka dënuar 64-vjeçarin atë me 15 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, sepse në vitin 2010 ka përvetësuar me anë të mashtrimit një shumë të konsiderueshme parash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë