Ka ndodhur

Në pranga gardisti, transportonte me makinë 5 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Një punonjës i Gardës së Republikës, i identifikuar me emrin Dritan Kurra, është arrestuar në Korçë, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt kryeqytetit. Së bashku me të, në pranga ka rënë edhe dhe Artur Markogjika, i cili ishte pasagjer në mjetin që drejtohej prej gardistit.

Në mjetin me të cilin po udhëtonin, dy personat e arrestuar po transportonin pesë shtetas të huaj. Ndërkohë që një rast tjetër i transportit të emigrantëve të paligjshëm është evidentuar në aksin Korçë-Ersekë, ku u konstatua mjeti tip furgon i markës “Iveco”, drejtuesit së të cilit, policia i bëri shenjë të ndalonte, por ai nuk iu bind urdhrit të tyre duke u larguar me shpejtësi e braktisur mjetin në afërsi të fshatit Drenovë, Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u konstatuan 40 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Për këtë rast, policia shpalli në kërkim shtetasin A.C., 35 vjeç. Ndërsa në Gjirokastër, u arrestuan dy persona, S.G., 31 vjeç banues në Gjirokastër dhe E.B., 44 vjeç, banues në Tepelenë.

Dy të ndaluarit u kapën në aksin rrugor Pogon-Zagorie, duke transportuar me automjetet tip "Suzuki" dhe "Mitsubishi" (me karroceri), 21 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjet dhe dy aparat celular. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë