Politike

Dokumenti me firmën e Manjës/ Qeveria padit Berishën e Bashën për 21 janarin, ja dy akuzat!

Gazeta Si - Kallëzimi për ngjarjet e 12 viteve më parë të 21 janarit është bërë në emër të qeverisë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Pikërisht Manja në dokumentin e kallëzimit në adresë të SPAK-ut kërkon ndjekjen penale të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, ish-kryedemokratit Lulzim Basha.

“I kallëzuar Sali Berisha, në cilësinë e deputetit të Kuvendit si dhe ish-kryemiministër. Lulzim Basha, në cilësinë e deputetit të Kuvendit, si dhe ish-ministër i Brendshëm. Ndrea Prendi, në cilësinë e ish-komandantit të Gardës së Republikës së Shqipërisë.

Dokumenti me firmen e Ulsi Manjes. Gazeta Si, 23 janar 2023

Kryerjen e Veprave Penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, të parashikuar nga neni 79 germa, germa dh) në lidhje me nenet 25 e 50, germa dh) të Kodit Penal, si dhe “Shpërdorimi i detyrës, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, - thuhet në këtë shkresë të siguruar nga Gazeta Si.

Ndërkohë, baza ligjore e këtij kallëzimi të ri janë nenet 280, 281 të kodit të procedurës penale, nenet 79, nga neni 79 germa dh) në lidhje me nenet 25 e 50, germa dh) të Kodit Penal Neni 75/a par.1, germa c Kodit të Procedurës Penale, si dhe Nenii 8/2 i ligjit “Për organizmin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar.

Neni 79 i Kodit Penal që për vrasjet me dashje parashikon dënim deri në 20 vite dhe deri në burgim të përjetshëm. “Vrasja me dashje e kryer: a) ndaj të miturit; b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura; c) shfuqizuar; ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse; d) më shumë se një herë;
dh) kundër dy ose më shumë personave; e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës; ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm”, thuhet në këtë nen.

Ndërsa neni 25 i Kodit flet për “Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre”.

Manja në kallëzim e bërë në adresë të Berishës, Bashës dhe Prendit kërkon që të hetohen dhe për shkeljen sipas tij, të nenit 50, pika dh, që parashikon rrethana rënduese për kryerjen e veprës penale, duke shpërdoruar funksionin publik ose shërbimin fetar.

Akuza për shpërdorim të detyrës është pjesa tjetër e këtij kallëzimi penal. Dhe neni 248 parashikon që “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë