Politike

Balla: Tjetër kallëzim penal për 21 janarin. SPAK të tërheqë dosjen e të shpallë moskompetencën

Nga Gazeta 'SI' - Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla i ka kërkuar SPAK të tërheqë menjëherë dosjen e 21 janarit, e cila sipas tij, duhet të shpallë moskompetencën dhe ka treguar se ekspertët e PS-së kanë filluar punën për hartimin e një kallëzimi tjetër penal drejtuar Prokurorisë së Posaçme.

Në një konferencë për mediat, Balla përmendi dhe se tashmë kanë dalë prova të reja për ngjarjen, ku sipas disa përgjimeve komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka urdhëruar vrasjet. "Madje duket qartë se ai është urdhëruesi. Berisha nuk e fshehu dot krimin", - tha Balla duke shtuar se ish-kryeministri "rreh gjoksin" nëpër media për autorësinë e vrasjeve në demonstratën e 21 janarit.

 “Më 22 prill 2011 janë paraqitur nga PS pranë prokurorisë së Tiranës ku kam dërguar prova të tjera për vrasjen protestuesve. Lidhur me këtë kallëzim asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje për të dhënë shpjegime si palë akuzuese apo e dëmtuar.  Dosja penale nga 3 nga 4 vrasjet dhe vendimet e gjykatave është një turpet më të mëdha. Ne duke qenë forcë qeverisëse jemi përpjekur që të ruajmë ndarjen e pushteteve.

20 janar 2021 policia i ka kërkuar prokurorisë së Tiranës urdhrin për kryerjen e ekzaminimeve të tjera për vrasjen e dëshmorëve Aleks nika dhe Hekuran Deda por edhe plagosjen e gazetarit Fatos Mahmutaj. Maj 2011 prokuroria hapi hetimet për ngjarjet e mësipërme.  Janar 2022 i kam kërkuar drejtuesit të SPAK për tërheqjen e kësaj dosjeje nga prokuroria e Tiranës

Ne kemi kërkuar shpalljen e moskompetencës së prokuroria së Tiranës për dosjen e Aleks Nikës dhe kalimin e kësaj dosjeje te Prokuroria e Posaçme.  

Kjo çështje duhet të kishte shkuar me kohë në SPAK. Prej 27 korrikut ka në fakt edhe një kërkesë procedurale nga pala e dëmtuar që e kërkon kalimin e dosjes në Prokurorinë e Posaçme. T’i japim fund pandëshkueshmërisë të atyre që u përfshinë në urdhrat e 21 janarit.”, tha Taulant Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë