Politike

Provat e reja për 21 janarin, Berisha: Nuk komentoj manipulimet e Ardi Veliut

Kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk ka komentuar provat e reja të publikuara së fundmi lidhur me 21 janarin e 12 viteve më parë ku mbeten të vrarë katër protestues.  

“Që unë të komentoj manipulimet e Ardi Veliut, harroje.

I takon medias të thonë të vërtetën e atij manipulimi. Nuk mund të komentoj unë, disa tabela shkrimi që paraqiten si audiopërgjim dhe nuk ekzistojnë. Nuk u paraqit audio, por dëshmoi qartësisht se ishte një manipulim dhe falsifikim.

Njëlloj si shiriti i 21 janarit, ku u tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentralit.

Pra, është gjithçka krijesë e Ardi Veliut.

Duke thënë këtë, theksoj edhe njëherë se 21 janari përbën një nga ngjarjet më tragjike, përpjekje për grusht shteti, marrje pushteti me dhunë nga ata që i kam denoncuar me kohë”, tha Berisha.

“Komuniteti ndërkombëtar dhe në veçanti SHBA, ka hetuar me të madhe që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës.

Edi Rama është personi kryesor, organizator i dhunës. Edi Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori, ndonëse u thirr për të dëshmuar.

Edi Ramën do e ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale për organizimin e asaj dhune.

Ai është faktuar si organizator në mënyrën më të pakundërshtueshme. Pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës. Është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare. Dhe janë dhënë dënimet e njohura deri më tani.

Por, meqenëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut, i them lëri ato, hajde, hiq imunitetin se unë nuk kam imunitet për asgjë, dhe shko dëshmo për organizimin e puçit.

I solli si mish për top. Natyrisht, ngjarja është tragjike. Atëherë dhe sot, familjarët kanë ngushëllimet e mia.

Por manipulimi që bën Edi Rama për njerëzit që përdori si mish për top se donte të vinte në pushtet, është makabritet”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë