Ka ndodhur

Plagosi me thikë të riun gjatë një konflikti, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si - Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në rrugën “Kadri Roshi” në Tiranë, ku autori i dyshuar, me iniciale E.L., 32 vjeç, banues në kryeqytet u arrestua nga policia.

Ndërkohë, mësohet që i lënduari, një 34-vjeçar me iniciale V.B., banues në Tiranë, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti dhe se autori akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë