Politike

Veliaj del nga SPAK, një pjesë e opozitës ‘dënd’ godinën e Bashkisë me molotov e vezë, përleshje me policinë dhe gaz lotsjellës

Rithemelimi, Partia e Lirisë dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u mblodhën 15 minuta më vonë nga orari i paralajmëruar për protestë para Bashkisë së Tiranës (16.30).

Pas fjalës së mbajtur nga disa aktorë e qytetarë të thjeshtë, sapo në anën tjetër, Erion Veliaj, mbylli fjalën për gazetarët sapo doli nga SPAK, para bashkisë së Tiranës u tensionua situata pasi protestuesit hodhën molotov (dhe veze) para godinës.

Me ndërhyrja e forcave të policisë që ishin rreshtuar në dy kordonë situata filloi të qetësohej.

Në fjalën e tij, Belind Këllici akuzoi kryetarin e bashkisë si personin më të korruptuar.

“Sot nuk vidhen vetëm taksat e demokratëve, por të të gjithë shqiptarëve. Kjo vjedhje po na bëhet të gjithëve”, tha Këllici ndër të tjera në fjalën e tij, i cili i bëri thirrje policisë që të arrestojnë Veliajn.

“Keni parë sot një lepurush të vogël që për 7 orë e gjysmë ka shkuar sic i ka hije, pa ngjyrë në fytyrë  duke mashtruar, duke pritur t’i vinte orari për tu paraqitur në SPAK ku e kishin thërritur, jo se kërkoi ai, siç tha. Veliaj është pronar faktik i inveneratorëve…”, vijoi ai.

Në protestë u pa sërish e bija e ish-kryeministrit, Argita Malltezi.

Pas daljes së kryebashkiakut Erion Veliaj nga SPAK dhe fjalës së tij të fundit më pas në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, situata  para bashkisë së Tiranës u tensionua pasi protestuesit hoqen gardhin metalik, duke u përplasur fizikisht edhe me policinë.

Me thirrjet “poshtë diktatura”, protestuesit janë përleshur me forcat e rendit

Më herët ishin këshilltarët e opozitës në bashkinë e Tiranës tentuan të çajnë kordonin e policisë me qëllim për të hyrë brenda ambienteve të bashkisë, por nuk u lejuan. Nuk u lejuan gjithashtu as anetaret e keshillit bashkiak te opozites

Protestuesit hodhën gjithashtu sende të forta ndaj Policisë ndërsa brenda godinës, aty rreth orës 19.00 Erion Veliaj njoftoi mbylljen e mbledhjes online të Këshillit Bashkiak.

Policia hodhi gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve të opozitës, ndërsa përplasjet përpara Bashkisë së Tiranës vijuan prej më shumë se tre orësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë