Politike

Këlliçi: Absurde, Veliaj i trajtoi hetuesit si kolegë, protesta deri në largimin e tij

Belind Këllici tha të martën ase protestat para Bashkisë do të vijojnë deri në dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

“Ka 8 muaj që kam depozituar dokumenta për inceneratorin e Tiranës në SPAK. Vetëm sot pas presionit SPAk u kujtua të marrë një bandit që është kapur në flagrancë për ta marrë në pyetje Një njeri që në mënyrën më absurde, u mor me  orë në pyetje doli pa turp dhe tha takova kolegët e mi dhe pata një bisedë mes kolegësh. Nuk e di nëse të shesësh shokët e t’i çosh në burg për të shpëtuar veten quhesh bashkëpunëtor. Ky individ ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin, mbi 60 për biznesin e dherave dhe 30 mln me bandën e tij 5D. Ne do të jemi këtu sërish, do vijojmë protestat. Është e pafalshme që të mbahet një hajdut i tillë në zyrën e kryebashkiakut. Fundi i protestave do të jetë dorëheqja e Erion Veliajt”, u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë