Drejtësia

Apeli i GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

Ish-kryebashkiaku i Himarës u arrestua për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe toke, që gjendet në fshatin Gjilekë në Dhërmi.

Sipas SPAK, Goro në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Himarës pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat.

Po ashtu, sipas SPAK Goro ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Bashkë me të, nën hetim janë marrë edhe 4 persona. Për këta të fundit, SPAK ka ngritur dyshimet se kanë falsifikuar dokumente duke përfituar në kundërshtim me ligjin. Prokuroria e Posaçme thotë se Goro bashkë me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, kanë përcjellë në insitucione të tjera dokumentet të falsifikuara duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë