Ka ndodhur

Atentat me armë zjarri shqiptarit në një lokal në Bruksel, dyshohet për gjakmarrje (Video)

Gazeta Si - Një 44-vjeçar shqiptar i identifikuarsi Agustin Kaza nga Mirdita, mbeti i plagosur rëndë në një atentat me armë në një kafene të Brukselit në Belgjikë.

Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në mes të një lokali në pronësi të një shqiptar në lagjen “Schaerbeek” të kryeqytetit belg. Nga të shtënat me armë, 44-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur dhe është në gjendje kome.

Autori ka qenë një person i maskuar që ecte në trotuar, kur papritur nxori pistoletën nga xhepi dhe hapi zjarr ndaj shqiptarit. Identiteti i këtij të fundit nuk është bërë ende i ditur.

Mësohet se 44-vjeçari ka marrë 4 plumba, nga të cilat 2 në kokë dhe 2 në trup. Pas atentatit, autori u largua në drejtim të paditur. Ka dyshime që edhe ai të jetë shtetas shqiptar.

Mediat belge raportojnë se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, por sipas burimeve policore në Shqipëri dyshohet se atentati Agustin Kazës ka ndodhur për gjakmarrje.

Martin Kaza, vëllai i të plagosurit në Bruksel, Agustin Kaza

Mësohet se 44-vjeçari është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë. 

Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini, të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain. Ai u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në dhjetor të vitit 2017.

"Te Xhoni", lokali ku mbeti i plagosur Agustin Kaza

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë