Drejtësia

Bashkëshorti përfitoi me skemë piramidale 28 milionë euro, sekuestrohen pasuritë e polakes në Shqipëri

Gazeta Si - Pasuritë e një shtetaseje nga Polonia, Anna Morgenstern, janë sekuestruar në Shqipëri, pasi dyshohet se bashkëshorti i saj gjerman i ka vendosur përmes mashtrimit në skema piramidale.

Në një njoftim të Prokurorisë së Tiranës, thuhet se shtetësja polake akuzohet për veprën penale “ Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bashkëshorti i saj, së bashku me disa persona të tjerë, me anë të një skeme piramidale, dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 28 milionë euro, para këto që janë investuar për të blerë prona edhe në Shqipëri.

Anna Morgenstern është bashkëshortja e Stephan Morgensten, për të cilin autoritetet shqiptare miratuan ekstradimin e tij në Korenë e Jugut, i kërkuar për mashtrim financiar dhe i arrestuar në aeroportin e “Rinasit” në gusht të 2023.

Prokuroria e Tiranës thotë se bëhet fjalë për sekuestrimin e disa apartamenteve dhe vendeve parikimi me vlera që shkojnë deri në 480 mijë euro në zonën e Lundrës në Tiranë.

“Nga hetimi, për S.M., ekziston dyshimi i arsyeshëm se ai ka kryer vepra penale nëpërmjet mashtrimit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale në disa shtete që kërkojnë edhe ekstradimin e tij, si Korea e Jugut dhe Polonia. Ekziston dyshimi i arsyeshëm se polaku ka përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet skemave të mashtrimit, - njofton Prokuroria e Tiranës.

Paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme ai dhe bashkëshortja e tij, dyshohet se i kanë investuar në blerjen e pronave, në vende të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë.

Investimet nga ana e të dy bashkëshortëve, nuk janë bërë vetëm në Dubai, por në provat e administruara gjatë hetimit, ka rezultuar se të gjithë pasuritë që shtetasja A.M. ka blerë në Shqipëri, janë blerë me paratë e bashkëshortit të saj, të fituara si pasojë e mashtrimit, në disa vende të botës.

Vlerat e blerjes së pasurive të paluajtshme që janë shuma të konsiderueshme, si 483,000 euro, 28,000 euro etj., janë indicie të mjaftueshme se pasuritë janë produkt i veprës penale.

Pasuritë e sekuestruara

-Pasuria nr.590/1/62+4-7, volum 14, faqja 170, ZK.2529, sip.176,06 m2, e llojit apartament, me vlerë fillestare 483 000 euro, vendodhja Lundër, Tiranë;

-Pasuria nr.590/1/62+4-G10, volum 14, faqja 181, ZK.2529, e llojit garazh, me sip 13.08 m2, në Lundër me vlerë 11 500 euro; dhe

-Pasuria nr.590/1/62+4-G11, volum 14, faqja 182, ZK.2529, me sipërfaqe 19.03 m2, e llojit garazh në Lundër me vlerë 15 500 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë