Ka ndodhur

Kryen punime pa leje në një banesë 3 katëshe, arrestohen pronari dhe punëtorët në Kavajë

Gazeta Si - Policia e Kavajës ka arrestuar 3 punëtorë, të cilët u kapën në flagrancë duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në një banesë trekatëshe në fshatin Qerret, Kavajë.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe pronari i banesës ku po kryheshin punimet e paligjshme.

Sipas policisë, u arrestuan: R.K., 59 vjeç, banues në Maminas, S. Ç., 49 vjeç, banues në Shijak, dhe B. Ç., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën në flagrancë duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në një banesë trekatëse në fshatin Qerret; M. M., 64 vjeç, banues në Tiranë, pronari i banesës ku po kryheshin punimet e paligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë