Treg

Video/ Si funksionojnë anijet e prodhimit të energjisë që do të marrë me qira Shqipëria

Mbrëmjen e 5 prillit, Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku lajmëroi se Shqipëria ka marrë me qira dy anije prodhuese të energjisë elektrike nga SHBA për të ndihmuar vendin në krizën momentale energjitike.

Balluku tha se dy anijet do të ankorohen në Triport të Vlorës dhe do të prodhojnë energji me anë të gazit, si hapi i parë i ndërtimit të termocentralit në këtë qytet.

Kreu i Albgaz, Arbër Avrami tregoi se anijet do të prodhojnë 114 megavat/orë për dy vite, aq sa zgjat kontrata. Kjo energji do të merret nga KESH në periudhë të vështirë energjitike dhe prodhimi do të nisë brenda 3 muajve.

Këto anije janë termocentrale lundruese që vetëprodhon energji me anë të gazit të lëngshëm natyror, i cili ruhet dhe ripërdoret përsëri.

Gazi është një ndër lëndët kryesore që do të ndihmojë tranzicionin e energjisë. Anijet prodhuese janë teknologjia e fundit.

Energjia që prodhohet nga ato kanë kosto të përballueshme. Përdorimi i tyre ka nisur në Azi, Afrikë dhe SHBA, si synim për t’u larguar nga lëndët fosile.

Rasti i Afrikës është ai më i suksesshmi, ku anijet e energjisë ndikuan në zhvillimin social dhe ekonomik të vendeve atje, duke krijuar vende pune dhe mundësi angazhimi.

Termocentralet lundruese në Afrikë prodhojnë 1.220 megavat energji në tre porte.

 Sipas ekspertëve të huaj, para se të përdoren anije të tilla bëhet një analizë fillestare për nevojat dhe konsumin që ka vendi për energji. Por, të metat e termocentraleve lundruese janë më të mëdha se përfitimet. Gazi i përdorur në anijet e energjisë është një burim ndotës, megjithëse më pak se qymyri, i cili lëshon dyfishin e sasisë së dioksidit të karbonit të emetuar nga gazi për të prodhuar të njëjtën sasi energjie elektrike


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë