Drejtësia

U arrestua pas lirimit nga amnistia, Gjykata e Vlorës cakton burg me afat 40 ditë për Sokol Sinomatin

Gazeta Si - Gjykata Vlorës e ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e Sokol Sinomatit këtë të shtunë, ndërsa ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg" me afat 40 ditë.

Vendimi është me afat për shkak të mbërritjes së dokumentacionit për ekstradimin e Sinomatit. Gjatë seancës, e cila u mbajt me dyer të mbyllura dhe në masa të rrepta sigurie nga forcat RENEA, Sinomati nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por është shprehur se është dakord me avokatin.

Pala mbrojtëse ka kërkuar ekstradimin por edhe faktin se me vendimin e Gjykatës Italiane i akuzuari duhet të njihej më parë.

Sokol Sinomati u lirua nga amnistia, por vetëm 12 orë pas lirimit, ai u arrestua sërish me urdhër nga drejtësia italiane.

Sinomati është dënuar në mungesë në Itali sipas palës mbrojtëse në vitin 2000 Drejtësia italiane e ka dënuar për veprat penale “organizata kriminale” dhe “trafikim ilegal i klandestinëve”.

Ndërkohë, pak muaj më parë i vranë djalin e tij me snajper Gëzim Sinomatin, në ballkonin e shtëpisë.

Ai u arrestua në vitin 2000 në Vlorë për vrasjen e një personi në vitin 1997 dhe e vuajti dënimin në burgun e Fushë-Krujës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë