Ka ndodhur

Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

Gazeta Si - Një 40-vjeçar, me iniciale A.Ç., i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje është arrestuar në Elbasan.

Më datë 24 nëntor të vitit të kaluar, ai ka qëlluar me armë zjarri nga një personi. Policia tha se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhami” pas një konflikti për motive të dobëta.

"Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit””, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë