Menaxhim

Kriza energjitike po rrit edhe qiratë e termocentraleve offshore, deri 400 mijë euro dita

Nga Gazeta "SI" - Çmimi i qirave për platformat e naftës dhe gazit në det të hapur janë rritur më shumë, si pasojë e garës për të rritur prodhimin për shkak të luftës në Ukrainë dhe një rimëkëmbje të kërkesës pas pandemisë Covid-19.

Kompanitë janë në një pozicion më të fortë për të kërkuar tarifa më të larta ditore për pajisjet e tyre pas disa vitesh të dobëta që çuan në një valë bashkimesh dhe i shtynë ato të heqin dorë nga pajisjet më të vjetra, duke lënë më pak në dispozicion tani që kërkesa po rritet.

Kostot ditore për të punësuar një platformë, janë rritur më shpejt për pajisjet e ujërave të thella në “Trekëndëshin e Artë” nga Gjiri i Meksikës në SHBA deri në Afrikën Perëndimore dhe Brazil.

Sipas analistëve të tregut, çmimet po rriten mjaft shpejt, veçanërisht në Afrikën Perëndimore. Vitin e kaluar, çmimi ishte mesatarisht 200 mijë dollarë, këtë vit 300 mijë dollarë dhe shpejt pritet të arrijë në 400 mijë dollarë.

Konflikti në Ukrainë ka ndihmuar në rritjen e kërkesës për platforma, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa dhe aleatët e tjerë kërkojnë alternativa ndaj furnizimeve ruse me naftë dhe gaz. Bashkimi Europian synon t’i japë fund përdorimit të hidrokarbureve ruse deri në vitin 2027.

SDRL.OL, i specializuar për platformat në det të hapur, konfirmoi në raportin tremujor se aktiviteti në zonën kontinentale norvegjeze, një burim jetik i gazit për Europën, pritet të rritet në vitin 2023, i nxitur nga stimujt tatimorë dhe përqendrimi në sigurimin e energjisë.

Për Britaninë e Madhe dhe Norvegjinë, prodhuesit kryesorë të Detit të Veriut, numri i pajisjeve të kontraktuara ishte 40 në prill, nga 37 në fund të vitit 2020, por nën 51 para pandemisë.

Më shumë se një e katërta e prodhimit total të naftës në botë erdhi nga platformat në det të hapur në vitin 2021./Hellenicshippingnews


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë