Treg

Bitcoin në të kuqe. Hong Kongu miraton tregtimin në bursë

Çmimi i BTC ra nën 64 mijë dollarë brenda natës duke marrë me vete të gjithë kriptomonedhat e tjera. Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe ra me 5.3% brenda natës.

Tregu i kriptomonedhave pa një zhvlerësim me 209 mln dollarë, me 52 mln që i përkisnin vetëm Bitcoin.

Ndërkohë edhe investimet në BlackRock, kompaninë që tregton Bitcoin si ETF, vazhdojnë të jenë në të kuqe, duke ndikuar kështu në të gjithë tregun.

Luhatjet vijnë një ditë pasi Hong Kongu miratoi tregtimin e Bitcoin dhe Ethereum si ETF në bursë dhe pas përfundimit të përgjysmimit të BTC, që ndodh njëherë në katër vite. Investitorët besojnë se të dyja këto ngjarje do të ndikojnë për mirë në vlerën e kriptomonedhave, specifikisht Bitcoin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë