Biznes

Kompania amerikane e sheh Shqipërinë si portë hyrëse për në tregun europian të gazit

Kompania amerikane e gazit natyral të lëngshëm Excelerate Energy Inc, do të dërgojë në Shqipëri termocentrale lundruese duke shpresuar se kjo marrëveshje do t'i lehtësojë aksesin kompanisë për në tregun europian.

Excelerate do të dërgojë anije me centrale termo që prodhojnë energji në të gjithë Europën juglindore.  Ndërkohë po punon me Exxon Mobile për të zhvilluar më tej projektin e gazit në portin e Vlorës në Shqipëri.

Në bashkëpunim me kompaninë shtetëropre të gazit shqiptar Albgaz dhe atë të Italisë Snam SpA, mendohet që termocentrali i Vlorës do të përdoret për të trasnportuar gazin dhe në vendet fqinje.

"Është një projekt shumë i mirë për Shqipërinë",- tha shefi ekzekutiv i Excelerate, Steven Kobos për anijet që do të prodhojnë energji.

"Sigurisht ne shpresojmë që kjo do të japë mundësinë për të shpërndarë dhe shitur gazin LNG në të gjithë Europën".

Europa po kërkon të diversifikojë burimet e gazit natyror për të ulur varësinë nga Rusia pas sulmit në Ukrainë.

Ndonëse administrata e Biden po planifikon të dërgojë 15 mld metër2 gaz në Europë gjatë vitit, duhet një infrastrukturë më e mirë dhe e plotë. 

E themeluar nga miliarderi i naftës George Kaiser, Excelerate mblodhi 384 milionë dollarë në një ofertë publike fillestare dje. Një pjesë e të ardhurave planifikon të përdorë për projektin e Vlorës./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë