Ka ndodhur

Trafikoi 19 kg heroinë drejt Italisë, arrestohet në Durrës 65-vjeçari

Gazeta Si - Një 65-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane si pjesëtar i një organizate kriminale, është arrestuar në Durrës.

Asjan Buçeza alias Hasan Buçeza është dënuar nga Gjykata e Milanos me 23 vjet burgim, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale.

65-vjeçari akuzohet se nga viti 2004 deri në muajin prill 2005, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar 19 kilogramë lëndë narkotike heroinë drejt Italisë.

Ai u vendos në pranga me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë