Treg

KESH jep me qira një termocentral për prodhim energjie dhe ndërlidhje në rrjetin e transmetimit

Ndërmarrja energjetike e Shqipërisë, KESH do të japë me qira një termocentral me naftë me një kapacitet të instaluar 110-130 megavat (MW) konsorciumit Excelerate Energy – Renco.

Një muaj më parë, Korporata Energjitike Shqiptare shprehu interes për dhënien me qira të një aseti energjitik që mund të vendoset dhe ndërlidhet lehtësisht në rrjetin e transmetimit të Shqipërisë. Kompania synon të sigurojë një furnizim shtesë me energji elektrike me çmime më të ulëta se ai i paguar për import.

Në muajin tetor, Shqipëria deklaroi një emergjencë energjitike për shkak të mungesës së saj dhe pamundësisë për të mbuluar nevojat konsumatore.

KESH ka njoftuar tashme se ka marrë përgjigje nga dy të interesuar, një nga konsorciumi italo-amerikan Excelerate Energy-Renco dhe një nga konsorciumi amerikan Distributed Poëer Solutions.

Korporata pranoi ofertën nga kompania italo-amerikane Excelerate Energy-Renco, ndërsa ajo amerikane u refuzua sepse nuk përmbushte kriteret e kërkuara. Kështu oferta e kompanisë tjetër, doli fituese pas shqyrtimit.

Për t'u theksuar, në thirrjen e tij KESH ka renditur nëntë kërkesa teknike për objektin. Ndër to është se termocentrali duhet të jetë në përputhje me kërkesat ligjore të Shqipërisë për ndotjen e mjedisit dhe i përshtatshëm për t'u vendosur pranë termocentralit të Vlorës për të përdorur infrastrukturën e tij të ndërlidhjes.

KESH e ka hapur garën më 5 janar 2022, ku u shprehën të interesuar vetëm dy operatorët e lartpërmendur dhe më pas ka zgjedhur fituesin.

Kompania fituese operon në sektorin e gazit dhe naftës në botë, por e njeh dhe terrenin shqiptar.

Në vitin 2021, ishte një ndër kompanitë që nënshkruajti marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Energjitikës në vend, për të analizuar termocentralin e Vlorës dhe për të studiuar kapacitetin zhvillues në zonën përreth.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë