Ka ndodhur

Hodhi molotov gjatë protestë drejt Bashkisë së Tiranës, arrestohet një 31-vjeçar

Gazeta Si - Një person është vënë në pranga pas protestës së të premtes të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një 61-vjeçar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Në prangat e policisë ka rënë 31-vjeçari me iniciale M. H., banues në Laç, i cili akuzuohet veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë 61-vjeçari me iniciale Xh. V., , banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin: M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr””, njoftoi policia.

Një ditë më parë, policia njoftoi arrestimin e dy protestuesve të tjerë për veprën penale "prishja e qetësisë publike"

Të premten në drejtim të godinës së bashkisë u hodhën molotovë dhe sende të tjera, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Kjo ishte protesta e katërt që zhvillohej para bashkisë pas arrestimit të disa zyrtarëve e ish-zyrtarëve të saj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë