Analize

Shtetet që votuan kundër Kosovës në KiE. Dominimi i Spanjës dhe qëndrimi ‘i ndarë’ i Greqisë

Nga Gazeta ‘Si’- Shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës nuk përbënë ndonjë surprizë të madhe.

Votat kundër erdhën tipikisht nga përfaqësues të disa shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë Spanjën, Qipron dhe Greqinë. Megjithatë, vota kundër pati edhe nga Hungaria, Gjermania, Franca dhe Italia e cila kërkoi që të kushtëzonte anëtarësimin e Kosovës me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe por amendamentet iu rrëzuan .Eurodeputetët e Melonit kanë abstenuar, përkatësisht Elisabetta Gardini, Maria Cristina Caretta, Lucrezia Mantovani dhe Fabio Pietrella.

Por dominimi ishte i Spanjës, me 8 deputetë Kundër.

Lobimi më i madh kundër anëtarësimit të Kosovës erdhi nga Serbia e cila ka bërë fushatë të fuqishme duke pretenduar se pranimi i saj do të vuloste pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut kundër serbëve dhe do të konsiderohej një hap drejt njohjes së sovranitetit të saj.

Nga 11 abstenimet, gjashtë ishin italianë, tre moldavë dhe dy të tjera, përkatësisht prej Malit të Zi dhe Gjermanisë.

Qëndrimi 'i ndarë' i Greqisë

Interesant gjatë votimit ishte qëndrimi i “i ndarë në dy pjesë” i Greqisë, e cila gjithashtu nuk e njeh Kosovën.

Pavarësisht mospajtimeve të brendshme, katër anëtarë të delegacionit grek, duke përfshirë dhe raportuesen Dora Bakojanin, votuan pro anëtarësimit. Veprimi u kritikua menjëherë ashpër nga Serbia, referuar mediave greke.

Përfaqësuesja serbe Biljana Pantić Pilja e quajti raportuesen Bakojanin “hipokrite” duke shtuar se Serbia ishte “një komb i vogël por që nuk do të dorëzohet kurrë.”

Greqia ka theksuar historikisht rëndësinë e respektimit të integritetit territorial të shteteve ekzistuese dhe shqetësohet se njohja e Kosovës mund të krijojë një precedent që mund të përdoret për të justifikuar lëvizjet separatiste brenda vetë Greqisë.

Megjithatë, pavarësisht se nuk e njeh Kosovën, Greqia mban një marrëdhënie konstruktive me të. Ajo mbështeti liberalizimin e fundit të vizave për mbajtësit e pasaportave të Kosovës dhe merr pjesë në misionet e BE-së në Kosovë.

Pas votimit nga Asambleja, çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Europës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës. Kjo mbledhje pritet të mbahet në muajin maj.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se pritshmëritë për një përgjigje pozitive në maj janë shumë të larta.

“Që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë një vendim të ndryshëm nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës; besojmë se edhe faza e ardhshme do të përfundojë me sukses”, tha Kurti pas votimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë