Kosova

Vendimi i Asamblesë për Kosovën në KiE, Serbia: E turpshme! Absurdi u bë realitet

Nga Gazeta ‘Si’- Me kritika të shumta është pritur në Serbi lajmi që shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës mbështetën anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. 

“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës u turpërua si kurrë më parë duke mbështetur rekomandimin për pranimin e Prishtinës në atë organizatë ndërkombëtare”, tha drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç.

“Duke pranuar mundësinë që diçka që nuk është shtet, por një regjim separatist, që përmes dhunës së tij të përditshme kundër popullit serb, personifikon gjithçka kundër të cilës bota e qytetëruar duhet të luftojë, absurdi është bërë realitet”, tha ai në platformën X.

Siç ka theksuar Petkoviç, para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës më 16 maj nuk do të merret vetëm vendim për anëtarësimin e të vetëshpallurës “Kosovë”, por vendim për kuptimin e ekzistencës së asaj organizate ndërkombëtare.

Edhe përfaqësuesi për përbërjen e Qeverisë së re, Millosh Vuçeviç vlerësoi se miratimi i anëtarësimit të Kosovës në KE shihet si vazhdimësi e festivalit të hipokrizisë dhe një gozhdë tjetër në arkivolin e së drejtës ndërkombëtare.

“Ndërsa Serbia është në vendin historik ku ka qenë gjithmonë, se mund t'i shikojë të gjithë në sy. Serbia, mbi të gjitha, nuk i shkel parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare publike dhe rregullat dhe standardet bazë që duhet të vlejnë për të gjitha vendet”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë