Histori

Vllehët në foto, komuniteti që jeton në disa shtete të Ballkanit

Që nga kohët e lashta, ky komunitet ka qenë i shpërndarë në Greqi, Shqipëri, Maqedoni dhe Rumani. Fotografi francez Franck Vogel nëpërmjet disa fotografive ka treguar se si jetojnë vllehët në Ballkan. Në faqen e tij zyrtare ai shkruan se komuniteti ende mbron kulturën dhe gjuhën, por kurrë nuk përfundoi të ishte një shtet. Ndërsa shtetet e vogla po shtohen në këtë pjesë të Europës, vllehët nuk kanë kufij. Ata kurrë nuk kishin një vend fiks por territoret e tyre janë malet e Greqisë, Shqipërisë, Serbisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Maqedonisë. Meqenëse ata janë të shpërndara në të gjithë botën, është e vështirë të dihet numri i tyre i saktë (200,000 deri në 1 milion) dhe vetë emri i tyre është i paqartë: vllehë ose arumunë.
Në Shqipëri, Voskopoja është qyteti mitik i vendqëndrimit të vllehëve. Deri në shekullin e tetëmbëdhjetë, ishte një kryqëzim rrugor tregtar për karvanët e ngarkuar me lëkurë dhe lesh që shkonin në kryeqytetet perandorake si Vjena ose Stamboll. Qyteti kishte atëherë pesëmbëdhjetë mijë njerëz dhe njëzet e gjashtë kisha, një akademi, një bibliotekë të madhe, një spitali dhe shtypshkronjën e parë të Ballkanit, e cila botoi dhjetëra libra në greqisht. Të gjithë popujt e rajonit jetonin së bashku. I shkatërruar nga disa sulme osmane në shekullin e tetëmbëdhjetë, nga një sulm italian në vitin 1916 dhe nga bombat gjermane më 1943, Voskopoja u zvogëlua dhe ra në errësirë gjatë dyzet viteve të komunizmit. Që nga viti 2013, popullsia e Voskopojës është dyfishuar, që nga ajo kohë. Vllehët e Voskopojës gjithashtu vazhdojnë të ruajnë trashëgiminë e tyre kulturore përmes përdorimit të gjuhës vllahe, më e afërta me latinishten e vjetër.

Nënë Tereza, thoshte: “Me gjak jam shqiptare dhe me kombësi indiane”. Historianët ende besojnë se ajo kishte origjinë vllahe, duke përfshirë polemika të mëdha rreth kësaj figure të madhe ndërkombëtare.
Në Greqi barinjtë janë të identifikuar si shqiptarë, rumunë apo maqedonas, por të gjithë janë vlleh dhe Georgios Anthoulis, i cili kujdeset për 3000 dele, është i hidhëruar për këtë. Georgios dëshiron të vazhdojë traditën, por nuk ka një territor.
Por identiteti vllehëve mbrohet më së shumti në Rumani, vendlindja e vetëshpallur e popullit vllah. Arsyeja është se gjuha e tyre përngjan jashtëzakonisht me popullin rumun.
*Fotografitë janë marrë nga uebsajti i fotografit dhe janë realizuar në periudha kohore të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë