Mengjesi

Sot opozita në Parlament, shqyrtohen dy dekretet e Presidentit

Seanca e sotme parlamentare pritet të jetë maratonë, pasi në rendin e ditës janë për t’u shqyrtuar 17 pika, ku ndër më kryesorët janë dy dekretet, ai për kthimin mbrapsht të buxhetit shtetit të shtetit 2019, si dhe të emërimit në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit të kandidaturës së propozuar nga Meta, të Vitore Tushës.
Këto janë pikat 12 dhe 13 të rendit të ditës. Presidenti e ktheu mbrapsht ligjin për buxhetin me argumentin për t’i ardhur në ndihmë zgjidhjes së kërkesave të studentëve që protestojnë për të rritur buxhetin e arsimit. Ata kërkojnë që shpenzime e qeverisë të kapin vlerën 5% të PBB-së.
Në këtë seancë do të shënohet edhe kthimi i opozitës në Parlament, e cila i jep fund bojkotit disamujor. PD dhe LSI, së bashku me aleatët e tjerë kanë vendosur që të jenë në Kuvend për mbrojtur kërkesat e studentëve për të rritur buxhetin e shtetit.
Mazhoranca ka paralajmërua se do të hedhë poshtë të dy dekretet e presidentit. Në rendin e ditës janë projektligje “Krijimin e Kadastrës” dhe për “Procesin kalimtar të njohjes së titujve të pronësisë”.


Rendi i ditës projektligjet dhe aktet për votim
“Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”
“Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar”
“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”
Projektligji “Për statusin e dëshmorit të atdheut”
“Për noterinë”,
“Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”
“Për kadastrën”
“Për policinë e shtetit”
“Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust-it”
Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 10997, datë 13.12.2018 “Për kthimin për
rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”
Dekreti nr. 10929, datë 5.11.2018 “Për propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”
Projektvendim “Për miratimin e strukturës organizative të Institutit të Statistikave”
Projektvendim “Për një shtesë dhe ndryshim në strukturën dhe organikën e Autoritetit
të Konkurrencës”
Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së
Shqipërisë”
Projektvendim “Për lirimin nga detyra të anëtarit të Autoritetit të Mediave
Audiovizive, zotit Zylyftar Bregu”
Projektvendim “Për Miratimin e Manualit të Monitorimit Vjetor dhe Periodik”
Të mbartura për votim me shumicë të cilësuar: Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
Projektligji “Kodin Rrugor i Republikës së Shqipërisë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë