Ka ndodhur

Largoi makinën e vajzës së tij që u përfshi në një aksident, ‘arrest shtëpie’ për policin në Përmet

Gazeta Si - Një punonjës policie, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, është ndaluar për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për inspektorin e policisë Th.M., në Postën e Policisë Këlcyrë.

Sipas AMP, inspektori ka kryer veprime të kundraligjshme, duke larguar mjetin e vajzës së tij nga vendi i ngjarjes, e cila ishte përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Petran-Përmet, duke  prishur provat në vendngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë