Ka ndodhur

I dënuar me 2 vite e gjysmë burg për mashtrim, arrestohet në Tiranë 56-vjeçari

Gazeta Si- Një 56-vjeçar është arrestuar për mashtrim kompjuterik në Tiranë. Policia thotë se shtetasi Xh.K., ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Operacioni i koduar “Sundimi i ligjit” u finalizua nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë