Lajme

Kënaqësia për të dhuruar, zgjat më shumë se ajo për të marrë

Të shohësh buzëqeshjen në fytyrën e një personi, ndërsa hap një pako dhe sytë që shkëlqejnë për mendimin që i është kushtuar atij. Për Krishtlindje, shkenca konfirmon atë që në realitet shumë njerëz dyshojnë: gëzimi i dhënies së një dhurate është më i madh sesa ai për të të marrë, që do të thotë zgjat më shumë.

Një hulumtim I University of Chicago Booth School of Business dhe i Northwestern University Kellogg School of Management, që do të publikohet në “Psychological Science”, nxjerr në pah se lumturia që përjetojmë pas një ngjarjeje ose aktiviteti të caktuar zvogëlohet sa herë që ne e përjetojmë atë, një fenomen i njohur si adaptim hedonik, por dhurata për të tjerët, mund të jetë përjashtim nga ky rregull.

Në një eksperiment, pjesëmarrësit, 96 studentë universiteti, morën 5 dollarë çdo ditë për 5 ditë me radhë, të cilat ata duhet të shpenzonin në të njëjtën kohë.

Studiuesit pyetën rastësisht pjesëmarrësit për të përdorur para për vete ose për dikë tjetër, për shembull duke lënë para në një kuti duke bërë një donacion online në të njëjtën organizatë bamirëse çdo ditë.

Të dhënat treguan një model të qartë: pjesëmarrësit filluan me nivele të ngjashme të lumturisë dhe ata që shpenzuan para për vete raportuan një rënie të vazhdueshme, gjë që nuk ndodhi për ata që i dhuruan dikujt tjetër. Gëzimi i dhënies për të pestën herë radhazi ishte po aq i fortë sa në fillim. Të dy studiuesit Ed O'Brien dhe Samantha Kassirer pastaj zhvilluan një eksperiment të dytë në internet, në të cilin 502 pjesëmarrës luajtëm në 10 raunde të lojës.

Ata fituan pesë cent për raundin, duke zgjedhur nëse do t'i mbanin ose do t'i jepnin paratë një organizate sipas zgjedhjes së tyre. Gjithashtu në këtë rast, doli se lumturia e atyre që dhuruan fitime u ul shumë më ngadalë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë