Ka ndodhur

Përshtati banesën me pajisje për prodhimin e kriptomonedhave, arrestohet 67-vjeçar në Tepelenë

Gazeta Si - Një 67-vjeçar është arrestuar në Tepelenë me akuzën e prodhimit të paligjshëm të kriptomonedhave, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij 35-vjeçar.

Sipas policisë, ata kishin përshtatur banesën në lagjen “15 shtatori”, Tepelenë, me pajisje për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave.

Gjatë këtij operacioni, nga kontrolli i kryer në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesën e shtetasve H. O., 67 vjeç dhe A. O., 35 vjeç, babë e bir, u gjetën disa pajisje që shërbenin për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u arrestua në flagrancë 67-vjeçari, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. O..


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë