Rend dhe Ligj

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, policia bllokon qarkullimin në bulevard

Gazeta Si - Këtë të martë në orën 10:00 opozita do të zhvillojë një protestë para Bashkisë së Tiranës, ndërsa policia ka publikuar edhe një plan masash për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Sipas policisë sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye Policia sugjeron që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

“Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime”, njofton Policia.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë