Futboll

Lind UEL2, si do të funksionojë kupa e 3-të e UEFA-s për klube!

Në pritje të një emërtimi më të saktë, mund të thuhet tashmë se ka lindur UEL2, UEFA Europa League 2. Në fillim të dhjetorit, UEFA ka bërë të ditur lajmin se do të organizohet një komptecion i tretë për klubet. Një kompeticion që do të startojë në vitin 2021 dhe që tashmë e ka marrë miratimin e organizatës që drejton futbollin europian.

Bëhet fjalë për një kompeticion që do t’i bashkohet Champions League dhe Europa League. U ngjan atyre edhe si strukturë, më shumë i ngjan Europa League, sepse edhe ndeshjet është menduar të zhvillohen ditën e enjte, prej orës 16:30.

Si do të funksionojë ky kompeticion? Në stilin e një Botërori klasik, me 32 skuadra të ndara në 8 grupe. Do të kalojnë direkt në turin tjetër vetëm skuadrat e para të çdo grupi, por para fazës së 1/8-ve do të jenë ndeshjet shtesë. Do të përballen skuadrat e vendeve të dyta në grupet e UEL2 me skuadrat e vendeve të treta në grupet e Europa Legue. Do të zhvillohen 141 ndeshje në 15 javë. Skuadra fituese fiton të drejtën për të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Europa League.

Organizimi i këtij kompeticioni të tretë europian mendohet se do të shtojë të ardhurat për klubet. UEFA do të bëjë të ditura me kalimin e kohës detaje të tjera të këtij kompeticioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë