Drejtësia

Sekuestrohen, prona, llogari bankare dhe 7 makina të një personi të dyshuar për pastrim parash

Gazeta Si - Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar prona, llogari bankare dhe 7 makina të shtetasit Adem Metkola, i cili akuzohet për pastrim parash.

Sipas njoftimit, ka rezultuar se në llogaritë e bankare Metkolës dhe ish-gruas së tij me iniciale A.Xh., për periudhat 2007-2008, 2015-2016 dhe 2020-2023, kanë mbërritur disa transferta në vlera të konsiderueshme.

Dërgesat janë bërë nga shteti anglez dhe dërgues kanë qenë shtetas të huaj, ku midis tyre dhe përfituesve nuk provohet asnjë lidhje, informon Prokuroria, duke shtuar se transfertat bankare në llogaritë e tyre janë bërë pa përshkrim veprimi.

I akuzuari ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij kanë qenë kapar për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi.

Nga hetimet janë ngritur dyshimet se Adem Metkola në bashkëpunim me ish-bashkëshorten e tij, kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,

Gjithashtu në këtë skemë dyshohet se është e përfshirë edhe shtetasja britanike me iniciale C.P., e cila ka kryer transferta për Adem Metkolë, i cili është nën hetim si dhe gjithashtu ka blerë pasuri në bashkëpronësi me të me vlera të konsiderueshme.

“Në transfertën e kryer për blerjen e pasurisë truall, shtetasi A. M. ka deklaruar se të ardhurat kanë qenë kursime familjare të përftuara si pasojë e emigrimit, ndërkohë që rezulton që ky shtetas është kthyer deportiv në vitin 2007 dhe këto para nuk i ka qarkulluar më parë në sistemin bankar, pavarësisht se ka rreth 20 vite që është kthyer nga Anglia”, ka deklaruar ai.

Pasuritë e sekuestruara:

Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 363 m2 në Kamëz;

Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 237 m2 në Kamëz;

Pasuria e llojit “Arë” me sip. totale 649 m2;

Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2;

Pasuria e llojit “Truall” me sip. Totale 1,000 m2.

Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetasit A. M. Si dhe ndaj llogarive bankare të shtetases A. Xh.

Vendosje e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj pasurive të luajtshme (automjete) në pronësi të shtetasit A. M. mjetet: “Smart Micro Compact”; “Hummer H2”; “Suzuki Sëift”, “Mazda 2500”; “BMË X6 Xdrive” 35D; “Mercedes Benz ML”, si dhe ndaj pasurisë së luajtshme automjet “Range Rover Evoque”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë