Treg

‘Nuk ka më vaj luledielli në rafte’/Çmimet e vajit për gatim tejkalojnë inflacionin e ushqimeve

vaj ne rafte bosh

Moti ekstrem dhe lufta në Ukrainë kanë ngushtuar rrugët e furnizimit për 4 llojrat më të përdorur të vajrave, në familje e restorante.

Në vendet me të ardhura të ulëta, vaji për gatim ka përqindje të lartë të shpenzimeve javore dhe përbën 10% të kalorive ditorë nëpër botë.

Por edhe në vende më të zhvilluara, rritja e çmimit të vajit po ndihet.

Ekonomistët e agrikulturës thonë se kjo stuhi nuk ka gjasa të kalojë shpejt. Çmimi i vajit për ushqim shënoi një rekord botëror në shkurt dhe u rrit me 23% të tjera në mars sipas FAO.

Vajrat bimorë janë kudo, nga akulloret tek shampot dhe janë kategoria me rritjen më të shpejtë në mallrat ushqimorë, thotë John Baffes, ekonomist i parë në Bankën Botërore.

Kërkesa po del jashtë pritshmërive, në një dekadë janë prodhuar 5.7 mln ton vaj në vit, por konsumi është rritur në 6.2 mln ton për vit.

35% e vajit të prodhuar është vaj palme, 29% vaj soje, 14% vaj kanole dhe 9% vaj luledielli.

Ndërkohë, Baffes shton se vendet janë në luftë për të shtuar rezervat  e këtyre bimëve që të prodhojnë më shumë vaj.

Vaji i palmës

Indonesia është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i vajit të palmës, vaji më i përdorur në botë. Më 28 prill qeveria indoneziane ndaloi eksportet e vajit të palmës. Që atëherë ai është rritur me 40%. Eskpertët presin që mungesat të lehtësohen, sepse Indonezia ka rezerva më shumë nga se i duhen. Por do të duhen përsëri disa kohë që të stabilizohet tregu i vajit të palmës.

 Vaji i sojës

Ed Cinco, drejtor i Schëebel's Baking, pastiçeri, thotë se e ka ndjerë rritjen e vajit të sojës në më shumë se një vit. Nga 50 cent për 1 litër shkoi në më shumë se 1 dollarë. Rritje e madhe duke pasur parasysh se kjo pastiçeri përdor më shumë se 30.000 litra vaj soje në javë.

Cinco tha se çmimi u rrit përsëri në 20 cent dhe pritet të rritet më tej. Kështu ai u detyrua të rrisë çmimet e përgjithshme me 10%.

"Nëse zëvendëson vajin, të gjitha vlerat nutricionale do të ndryshojnë, kështu do të ndryshosh dhe shkrimet në paketim dhe ndërkohë ka 14 javë vonesë në furnizim:",-tha ai.

Furnizimet e vajit të sojës janë ulur nga thatësira në Argjentinë, eksportuesi më i madh botëror. Pas pushtimit rus në Ukrainë, Amerika e Jugut rriti taksat e eksportit të vajit të sojës dhe shkurtoi shumë eksporte.

Problemi më i madh është "push-pull" midis përdorimit të ushqimeve dhe karburanteve. 40% e misrit po merret për të ushqyer njerëzit dhe kafshët dhe 30% e sojës shkon për prodhimin e naftës bio. Kjo mund të shkaktojë rritje të mëtejshme.

Vaji i kanolës

Kanadaja është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i kanolës. Vitin e shkuar prodhimi i kësaj bime ra me 35% për shkak të thatësirë duke arritur poikën më të ulët të prodhimit në 14 vite.

Këtë vit të mbjellat mund të jenë më mirë, por ka faktorë  të tjerë që mund të kufizojnë shpërndarjen. 

Rënia e prodhimit në Kanada i detyroi kompanitë të merrnin vajin e sojës në Australi, por kostot e transportit do të pasqyrohen tek çmimi për konsumatorët.

Vaji i lulediellit

Ukraina eksporton 2/3 të vajit të lulediellit në botë. Fillimisht, shpërndarja u bllokua vitin e shkuar nga shkatërrimi i fasiliteve dhe bllokimit të eksporteve nga pushtimi rus.

Faji i lulediellit, njësoj si edhe farat nga ku del vaji shiten në Europë. Është një produkt i pa modifikuar gjenetikisht, kështu përpunuesit europianë duhet të gjejnë një zëvendësues po të tillë që mund ta shesin produktin në vendet që kanë ndaluar OMGJ-të.

"Nuk ka më vaj luledielli në rafte dyqanesh",-thonë eskpertët.

Organizata e industrisë Consumer Brands Association po i kërkon qeverisë federale për fleksibilitet më të madh në mënyrë që kompanitë të mos kenë nevojë të vazhdojnë të ndryshojnë etiketat e tyre ndërsa nxitojnë të gjejnë zëvendësim për përbërësit e tyre, shpesh nga vende shumë më të largëta, tha nënkryetari i shoqatës, Katie Denis.

Burimi:WashingtonPost/Përshtati:Gazeta "SI"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë