Ka ndodhur

Mbi 50 kg drogë në makinë, kapet në kufi me Maqedoninë e Veriut 46-vjeçari

Gazeta Si - Një 46-vjeçar nga Korça është arrestuar në Qafë Thanë, pasi u kap në makinën e tij tip “Volkswagen” 53.3 kilogramë kanabis sativa.

Sipas policisë, dyshohet se 46-vjeçari do ta trafikonte drejt Maqedonisë së Veriut sasinë e lëndës narkotike. Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara nga policia droga ka qenë e ndarë në disa pako.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë që fshihen pas kësaj veprimtarie kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë