Ka ndodhur

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i vajzës së dytë në Bunë. Në kërkim për 39-vjeçaren dhe djalin e saj

Gazeta Si - Polombarët e RENEA-s kanë gjetur pasditen e kësaj të hëne trupin e pajetë të një prej dy fëmijëve të tjerë, që dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna në Shkodër bashkë me nënën e tyre dhe motrën e tyre të madhe.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ka deklaruar: “Dyshimet tona po konfirmohen, se sa është gjendur edhe trupi i një nga fëmijëve të tjerë natyrshëm sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje tepër të rëndë dyshohet se trupi i fëmijës tjetër dhe i nënës është në këtë zonë, policia Renea Forcat e sigurisë edhe peshkatarët po punojnë non stop për të gjetur nënën dhe fëmijë tjetër, kjo është një ngjarje e rëndë, fjalët nuk i lidhim dot, por dua që nga ky moment i vështirë t’u bëj një thirrje grave dhe vajzave në këtë vend që ta denoncojnë dhunën. Kemi përgjegjësitë tona në këtë shoqëri”, tha Balla.

Me apelin që gratë dhe vajzat të denoncojnë dhunën, Balla tha se policia, në situata të tilla, duhet të reagojë dhe të ndërhyjë në kohë.

Një ditë më parë, u gjet nga një peshkatar i zonës trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të çiftit Arrazi.

Ndërkohë kërkimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e dy trupave të tjerë, që dyshohet se janë vetëmbytur në ujërat e lumit Buna, atë të nënës së fëmijëve Alma Arrazi dhe të djalit të saj 4-vjeçar.

Në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga Erdgys Arrazi, i cili dyshohet se e shtyu drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 fëmijët e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë