Treg

Bitcoin rritet ndjeshëm në fillim të javës, tregtohet mbi 64 mijë dollarë

Nga Gazeta 'SI' - Pas një fundjave të keqe, Bitcoin është rimëkëmbur këtë të hënë, duke u tregtuar me 64.2 mijë dollarë.

Kriptomonedha më e madhe në botë është luhatur ndjeshëm që pas përfundimit të fenomenit të përgjysmimit, halving, dhe pse pritshmëritë janë për rritje. Investitorët janë optimistë për tregun edhe pas sinjaleve të bankës Federale, që pritet të ulë normat e interesit.

Rritja e Bitcoin ndikon dhe kriptomonedhat e tjera të tregut. Ethereum, u rrit me 2.7% dhe tregtohet në vlerën e 3.1 mijë dollarëve.

Bitcoin theu një rekord të ri në mars të këtij viti, kur kaloi shifrën e 70 mijë dollarëve, por euforia zgjati pak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë