Ka ndodhur

Elbasan, 27-vjeçari në gjendje të dehur thyen xhamin e dritares së banesës dhe humb jetën në spital

Gazeta Si - Një 27-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të hëne pas disa dëmtimeve që kishte marrë në krah në mënyrë aksidentale.

Policia thotë se i riu është dërguar rreth orës 17:30 të së dielës në spitalin e Elbasanit, pasi u dëmtua nga xhami i dritares së shtëpisë, teksa ishte në gjendje të dehur.

Mësohet se i riu A.S., banues në Gjinar, në gjendje të dehur dhe kushte të rënda psikologjike ka thyer xhamin e dritares së banesës dhe ka mbetur i plagosur në krah.

Më pas u paraqit në spital për të marrë ndihmë mjekësore por fatkeqësisht humbi jetën mëngjesin e sotëm për shkak të plagës së marrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë