Drejtësia

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të një personi të dënuar për drogë në Itali

Gazeta Si- Prokuroria e Kukësit ka ka kërkuar konfiskimin e pasurive të një personi me rekorde kriminale, të dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në Itali.

Prokuroria më herët kishte sekuestruar dy automjete dhe dy apartamente të shtetasit me iniciale SH.H., banues në Kukës.

“Ky shtetas është arrestuar në Itali për shpërndarje lënde narkotike, kokainë. Sipas të dhënave të regjistruara në regjistrin e gjendjes gjyqësore të Republikës së Italisë për shtetasin Sh.H. rezulton se më 06.07.2012 është dënuar për veprën penale “posedim i paligjshëm i lëndëve narkotike”. Sipas këtij vendimi është dënuar me 8 muaj burgim dhe 4000 euro gjobë, dhe më pas pezullimin me kusht të dënimit sipas nenit 163 të Kodit Penal”, raporton policia.

Pasuritë

-Pasuria nr. 33/13+4-1, Vol.7, Fq. 46, me sipërfaqe 78m2, me adresë në lagjen nr.4, të regjistruar në emër të Sh. H;

-Pasuria 33/13+4-4, me sipërfaqe 78 m2, në pronësi të shtetasve E.H., R.H dhe Sh. H;

-Automjet “Mercedez Benz”, e regjistruar në pronësi të shtetases F.H.; dhe

-Automjet “Audi A3”, në pronësi të shtetases F.H.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë