Ka ndodhur

Vodhi një shumë parash në një banesë, arrestohet 28-vjeçari në Cërrik

Gazeta Si - Një 28-vjeçar është arrestuar në Cërrik, pasi grabiti një shumë parash në një banesë. I riu mëngjesin e së hënës, më 6 maj, ka vjedhur 420 euro në banesën e një 67-vjeçari në fshatin Shushicë.

Një pjesë e parave u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasi ka kryer këtë vjedhje, ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë tjetër, në fshatin Shushicë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë