Histori

Bashkimi Sovjetik, si u shemb 30 vjet më parë muri komunist. Dorëheqja e Gorbaçovit në TV dhe rënia e flamurit të kuq në Kremlin

Kur thotë se rusët, ukrainasit dhe bjellorusët janë praktikisht të njëjtët njerëz dhe se nuk ka kuptim që ata të ndahen, është e qartë se Vladimir Putin në zemrën e tij do të donte vërtet të korrigjonte atë që ai e quajti "një nga katastrofat më të mëdha gjeopolitike të shekullit të njëzetë”.

Por sot, rikrijimi i Bashkimit Sovjetik apo edhe thjesht përqendrimi në një bashkim të popujve slave, është absolutisht i pamundur. Po, sepse shumë ujë ka rrjedhur nën urë që nga dhjetori 1991, kur flamuri i kuq u ul nga Kremlini me një çekiç e drapër.

Shpërbërja e Bashkimit të krijuar nga Lenini, ishte tashmë një fakt pothuajse i plotë dhe sot, republikat “xx” sovjetike kanë udhëtuar shumë larg në drejtime të ndryshme. Por edhe atëherë në ato ditë të ftohta që pasuan shpalljen historike të "fundit të lojërave" të nënshkruar më 8 dhjetor nga krerët e tre republikave të mëdha, ato që kishin themeluar BRSS në vitin 1922, Rusia, Bjellorusia dhe Ukraina, përpjekjet e Gorbaçovit dukeshein të padobishme: ishte e pamundur të ktheje duart e historisë mbrapsht.

Dhe kështu, në ditën e Krishtlindjeve (për europianët; për sovjetikët ishte thjesht një 25 dhjetor normal që askush nuk e festonte), presidenti i BRSS-së, Sekretari i fundit i Përgjithshëm, njeriu që kishte nisur ndryshimet epokale, dha dorëheqjen.

Ish-kreu i BRSS-së, Michael Gorbaçov dhe pasardhësi i tij, Boris Jelcin

Kishin kaluar pak më shumë se gjashtë vjet nga mbërritja e tij në Kremlin, pas epokës tragjikomike të geronto-kracisë përfundimtare. Të tre (Brezhnjev, Andropov, Chernenko), vdiqën brenda 28 muajve. Atij, Gorbaçovit, 54 vjeç, do t'i duhej ta ngrinte përsëri në këmbë pakidermën e sëmurë. Por reformat e tij, me Perestrojkën (ristrukturimin) dhe Gllasnostin (transparencën), përfunduan duke i dhënë frymë dëshirës për liri të të gjithë popujve të nënshtruar ndaj carëve dhe më pas Sekretarëve të Përgjithshëm, duke nisur një proces të pandalshëm.

Së pari, shtetet satelitore u larguan, me rënien e Murit të Berlinit në nëntor 1989; pastaj u larguan nga vendet Balltike, të cilat nuk prisnin asgjë më shumë për t'u çliruar nga zgjedha e Moskës.

Përpjekjet për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej, u përplasën me realitetin e ashpër të një ekonomie në kolaps dhe një ideologjie në një koma të pakthyeshme.

Kështu që dhjetori i 30 viteve më parë, pa perden e përfaqësimit që zgjati që nga viti 1985: përpjekjes për t'i dhënë jetë një BRSS-je me fytyrë njerëzore. Një epokë po mbaronte, por filloi një periudhë e re shpresash të mëdha dhe privimesh të mëdha për miliona e miliona njerëz që nuk kishin më asnjë pikë referimi.

Dokumenti që sanksionon fundin e BRSS-së, është nënshkruar në Belovezhskaya në Bjellorusi

Vladimir Putin sapo ishte kthyer në Leningrad, pasi përjetoi kolapsin e Gjermanisë komuniste në Dresden, ku ai ishte kreu i stacionit lokal të KGB-së. Ai dhe njerëzit e tij hodhën në erë sobën e selisë në përpjekje për të djegur të gjitha dokumentet sekrete. Ai u rrëfeu biografëve të tij, se u përpoq të telefononte në shtëpi për udhëzime, "Por Moska nuk u përgjigj".

Në qytetin e Balltikut, ai tani po punonte shumë për të mbijetuar si shofer taksie dhe vërtet e përjetoi fundin e BRSS-së si një katastrofë të madhe, si shumë nga bashkëqytetarët e tij.

Edhe pse nga Kievi lindi ajo që do të kishte qenë Rusia e Carëve, Ukraina, në dhjetor 1991 nuk mendoi dy herë për t'i kthyer shpinën Moskës. Më 1 dhjetor u mbajt referendumi për pavarësinë nga BRSS-ja dhe fitoi me 90 për qind. Bjellorusia gjithashtu nuk donte të kishte të bënte më me Moskën dhe atë Union të republikave sovrane që Gorbaçovi po përpiqej të bashkonte. Kështu, më 8 dhjetor, udhëheqësit e tre republikave u takuan në pyllin Belovezhskaya në Bjellorusi, Boris Jelcin për Rusinë, Stanisllav Shushkeviç për Bjellorusinë dhe Leonid Kravçuk për Ukrainën.

Pa hezitim ata nënshkruan dokumentin: "BRSS si një realitet gjeopolitik dhe subjekt i së drejtës ndërkombëtare, pushon së ekzistuari".

Presidenti Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, djathtas, dhe Presidenti i Federatës Ruse, Boris Jelcin, gjatë një takimi të Kongresit të Deputetëve të Popullit, 2 shtator 1991, në Moskë, Rusi

Për Gorbaçovin ishte një goditje me thikë pas shpine. Në mars 1990, ai ishte zgjedhur president i Bashkimit Sovjetik, por tani e gjeti veten duke drejtuar një kuti bosh: zyrtarisht nën të, mbetën Armenia, Kazakistani, Taxhikistani, Uzbekistani, Turkmenistani, Kirgistani, Gjeorgjia, Moldavia dhe Azerbajxhani. Ndryshe nga Bashkimi Sovjetik!

Më 21 dhjetor, ishte radha e republikave të tjera (tetë nga nëntë, me përjashtim të Gjeorgjisë) për të nënshkruar vdekjen e BRSS-së dhe për t'u bashkuar me Komonuelthin e ri të Shteteve të Pavarura të krijuar nga Tre të Mëdha në pyllin bjellorus.

Nuk kishte asgjë më shumë për të bërë. Më 25 dhjetor 1991, dorëheqja e “Gorby”-t mbërriti në TV ‘live’. Më 29 dhjetor, presidenti i BRSS-së u largua nga Kremlini dhe çelësat i kaluan liderit të Rusisë, Boris Jelcinit.

Për Putinin, si për shumë ish-burra të tjerë të aparatit, ajo që dukej si dita më e keqe e jetës së tyre, doli të ishte fillimi i një të ardhmeje të ndritur.

Shumë prej tyre kapën një pasuri të madhe që i përkiste shtetit; KGB-ja, pas një periudhe fillestare shumë të vështirë, lulëzoi në një vend të ri me një emër të ri. Vladimir Vladimiroviç ngjiti të gjitha shkallët e pushtetit për t'u bërë shefi më jetëgjatë i Kremlinit pas epokës së Stalinit. Dhe me sa duket, se do ta kalojë atë për të arritur një record të qëndrimit në pushtet.

Sheshi i Kuq, Kremlin, Moskë

Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë