Ka ndodhur

Tritol pas mesnate gjyqtarit në Shkodër, vetëm dëme në banesë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të 28 prillit.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Shtetit një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në banesën e gjyqtarit, Tonin Sterkaj.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 03:13.

Bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:13, në lagjen ‘Tom Kola’, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Forcat blu njoftuan se po vijohet kontrolli në zonë por ende nuk është identifikuar apo kapur autori.

Sterkaj është gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë